Kur pritet të përfundojë reforma e pronave? Përgjigjet në “E-ZONE” zv.ministri Yzeiraj

3 hours ago 19

Shqipëria nisi gjatë kësaj jave negociatat për integrimin e Shqipërisë në BE, me  grup-kapituajt e parë, që i përkasin fushës së ekonomisë.

Për zv.ministrin e Punëve të Jashtme, Endrit Yzeraj, ky vendim do të thotë se çështja e negociatave ka hyrë në një fazë teknike, ku disa ligje, rregullore dhe vendime do të përshtaten sipas kritereve dhe standardeve të Bashkimit Europian. Por ecuria e mëtejshme e negociatave do të varet edhe nga reformat që do të ndërmarrë qeveria.

Gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” Yzeiraj tha se kur do të përfundojë reforma e pronave.

Tashmë kemi një tabelë me afate konkrete. Sa i përket reformës së pronave që përmendet dhe në raport,  qeveria i ka vënë një afat vetes që në tre vitet e ardhshme të ketë përfunduar reforma e pronave. Flasim për regjistrimin e titujve të pronësisë, kryesisht ato tituj që janë të qartë dhe nuk janë komplikuara apo mbivendosje. Afati final është viti 2027 ku mendojmë se në mos në mënyrë përfundimtare, ne do të kemi adresuar më shumë se 90% problemet e pronave në vend“, tha Yzeiraj në Vizion Plus.

Sipas Yzeirajt, Shqipëria pritet të përfitojë 1 miliardë euro nga plani i rritjes së Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit dhe kjo është një nxitje për vendet që të avancojnë me reformat e tyre.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article