Paralajmëron Izraeli: Brenda pak orësh do të godasim objektet e financuara nga Hezbollahu

2 hours ago 17

Një zëdhënës ushtarak izraelit ka paralajmëruar se do të sulmojnë vendet që i përkasin krahut financiar të Hezbollahut në Liban në orët e ardhshme dhe banorët libanezë duhet të evakuojnë zonat afër këtyre objekteve

“Ne do të sulmojmë një numër objektivash në orët e ardhshme. Në orët e ardhshme ne do të lëshojmë një paralajmërim evakuimi për banorët libanezë në Bejrut dhe vende të tjera që të evakuohen nga vendet që përdoren për financimin e aktiviteteve terroriste të Hezbollahut”, tha zëdhënësi Daniel Hagari në një konferencë shtypi.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës izraelite shtoi se ata do të sulmonin degë të ndryshme të krahut financues të Hezbollahut të mbështetur nga Irani, al-Qard al-Hassan. Nuk u dhanë detaje rreth vendndodhjeve të vendeve që do të synoheshin.

Read Entire Article