Si është Ahmed Kalaja si baba, dhe a ua ka imponuar besimin fëmijëve? Imami përgjigjet në “2984” të Albano Bogdos

2 hours ago 22

Imami i njohur Ahmed Kalaja ishte personazhi i ftuar i radhës në “2984” të Albano Bogdos në Vizion Plus.

I pyetur nga komediani Bogdo se si është Ahmed Kalaja si baba, imami tregoi se më shumë fëmijët i trajton si shokë.
Ndërsa pyetjes nëse ua ka imponuar besimin fëmijëve të tij, Kalaja tha se besimi ëhstë diçka personale.

Pjesë nga diskutimi:

Bogdo: A je baba i sjellshëm apo i rreptë?

Kalaja: Unë e ndiej veten nomral. Të mëdhenjtë i trajtoj si shokë, jo më si fëmijë.

Bogdo: Shumë prindër i akuzojnë pse bëhen pedantë, ti ua imponon besimin fëmijëve apo e marrin vetë?

Kalaja: Besimin ai do e marrë pasi unë falem, lutem, gruaja falet lutet. Por në një moment që ai arrin një moshë atëherë ai bën zgjidhjen e vet. Fëmijët e mi njëri ka mbaruar shkollën si unë, një tjetër arkitekturë, vajza arkitekturë, një djalë për IT.

Read Entire Article