Vuçiç bisedë telefonike me Putin, Presidenti serb thotë se nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

5 hours ago 13

Nëpërmjet një videomesazhi të publikuar në rrjete sociale, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç  ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin.

Ai ka përsëritur se Beogradi  nuk do t’u bashkohet sanksioneve  perëndimore ndaj Moskës.

“E falënderova veçanërisht presidentin Putin që më ka siguruar se Serbia do të ketë sasi të mjaftueshme të gazit për këtë dimër. Ky ka qenë komunikimi i parë zyrtar me Putinin pas gati dy vjet e gjysmë dhe Serbia, ashtu si dy vjet e gjysmë më parë, nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse,” deklaroi Vuçiç.

Vuçiç po ashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Rusisë  ndaj vendit të tij në OKB  në lidhje me rezoluta të ndryshme  për  integritetin territorial të Serbisë.

Komunikimi mes dy presidenteve  ka ardhur në kohën kur Rusia është duke pritur përgjigje zyrtare nga Serbia për ftesën e Putinit  që Vuçiç të marrë pjesë në samitin e planifikuar  të BRICS  i cili do te mbahet nga  22 deri n e 24 tetor, një aleancë politike anti-perëndimore që përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut./vizionplus.tv

Read Entire Article