Arrestohet ish-deputeti i PS, dorëzoi mandatin disa ditë më parë

4 hours ago 18

Është arrestuar mbrëmjen e sotme ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja. Ish-deputeti akuzohet për shpërdorim detyre.

Ai u denoncua nga deputeti i PD Edi Paloka në SPAK, për abuzime me detyrën gjatë kohës kur ishte Drejtor i Kadastrës së Durrësit.

Lexo edhe :

Related Posts

Arrestimi i tij u bë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Çyrbja dorëzoi mandatin javën e kaluar, një ditë pasi u thirr në SPAK, pasi u mor i pandehur për kallëzimin e deputetit të PD, Edi Paloka.

Vetë Çyrbja teksa dha shpjegime për 5 orë me rradhe, kur doli nga SPAK deklaroi se nuk ishte marë i pandehur. Por në të njëjtën kohë nuk vuri në dukje në media se kishte kërkuar dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Po ashtu ka dyshime se në zgjedhjet e vitit 2021, ai ka ndërhyrë për të dhënë legalizime në këmbim të votave. Mësohet gjithashtu se në pranga janë vënë edhe disa perdona të tjerë.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article