VIDEO/ Euro 2024, Kroaci-Shqipëri 0-1, pjesë e parë spektakolare. Dominim i kuqezinjve

3 months ago 35
Reklamë

LIVE KROACI-SHQIPËRI 0-1

NGJARJET KRYESORE

43’ Majer nuk ia del të gjuajë drejt portës pas një harkimi nga e djathta dhe sfera shkon në fundore. (VIDEO)

41’ Kuqezinjtë mundohen të ulin disi ritmin në minuta e fundit me Asllanin e Manajn të cilët fitojnë faulle të rëndësishme në mesfushë për të mos lënë Kroacinë që të organizohet.

38’ Pas një goditje dënimi, Manaj nuk kontrollon mirë topin në zonë për të gjuajtur dhe Livakoviç mbërthen sferën.

36’ Modriç harkon një goditje dënimi në zonë, Strakosha i vëmendshëm largon rrezikun.

34’ Ndeshje me ritëm të pabesueshëm pasi kroatët shtyjnë përpara teksa kuqezinjtë në çdo moment që kanë topin mundohen të nisin kundërsulme.

31’ Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Asanin që nis sferën te Asllani i cili gjuan pas a Livakoviç por ndalet nga portieri. (VIDEO)

29’ Hysaj lëshon një predhë në kufijtë e zonës, topi kalon mbi traversën e Livakoviç. (VIDEO)

27’ Harkim nga e djathta e sulmit kroat, Petkoviç me kokë nuk gjen portën e Strakoshës. (VIDEO)

25’ Kroatët kanë në këto minuta qarkullimin e topit, por pa arritur të krijojnë raste para Strakoshës, me çdo hapësirë të mbyllur nga mbrojtja kuqezi.

20’ Brozoviç ka hapësirë për të gjuajtur nga e djathta, diagonalja e tij përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

18’ Harkime radhazi të kroatëve nga e majta me Perishiç, mbrojtja kuqezi largon me shpejtësi.

16’ Kuqezinjtë i afrohen përsëri rrezikshëm zonës kroate, sfera largohet nga mbrojtësit me kuqezinjtë që protestojnë për faull në favor të tyre.

14’ Bajrami merr një top të mirë në të majtën, hyn në zonë dhe gjuan në shtyllën e parë por sfera devijohet në këndore. (VIDEO)

11’ GOOOL SHQIPËRIA! Asani nga e majta harkon në zonë dhe aty Laçi me kokë mposht Livakoviç. (VIDEO)

8’ Bajrami niset në një kundërsulm të shpejtë pas një goditje dënimi, Juranoviç i heq topin ndërsa ai po i afrohej zonës kundërshtare.

6’ Goditje këndi e Kroacisë, topi i harkuar në zonë largohet nga mbrojtja kuqezi.

4’ Loja zhvendoset nga një gjysmëfushë në tjetrën, me të dy skuadrat që i afrohen zonës, pa arritur të gjuajnë.

1’ Laçi nis Bajramin nga e majta, pasimi i tij në qendër për Manajn ndalet nga Gvardiol

1’ Nis dueli në stadiumin e Hamburgut.

1’ Nis dueli në stadiumin e Hamburgut.

FORMACIONET TITULLARE

KROACIA: Livakoviç, Juranoviç, Shutalo, Gvardiol, Perishiç, Brozocviç, Kovaçiç, Modriç, Majer, Kramariç, Petkoviç.
Trajner: 
Zlatko Daliç

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
Trajner: Silvinjo

Read Entire Article