VIDEO/ ‘Fiket’ Kombëtarja, Kroacia përmbys për dy minuta! Goli i Qazim Laçit nuk mjafton

3 months ago 25
Reklamë

85′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Manaj dhe Ramadani, në vendet e tyre futen Daku dhe Hoxha.

84′ Dy zëvendësime të tjera te Kroacia. Largohen Perisic dhe Kramaric, në vendet e tyre futen Sosa dhe Baturina.

76′ Hysaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

76′ GOL KROACIA 2-1/ Pas një rrëmuje në zonë, Gjasula çon topin në rrjetën e tij. (VIDEO)

74′ GOL KROACIA 1-1/ Kramaric lëviz mirë në zonë dhe me të djathtën e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

72′ Klaus Gjasula debuton në Euro 2024, merr vendin e Laçit, autorit të golit.

67′ Nedim Bajrami në kundërsulm, goditja shkon në tribuna.

64′ Jasir Asani i lë vendin Seferit te tanët.

63′ Asllani gjuan nga jashtë zone, ndal Livakovic.

58′ Sutalo “fal” Shqipërinë, gabon me kokë nga pranë portës.

53′ Sërish Strakosha, ndal edhe goditjen e Kovacic.

50′ Strakosha bën heroin, ndal goditjen e Susic.

46′ Nis pjesa e dytë, Kroacia bën dy zëvendësime. Brozovic dhe Majer i lënë vendin Pasalic dhe Susic. Shqipëria luan me formacionin e pjesës së parë.

45+3′ Mbyllet 0-1 për Shqipërinë pjesa e parë.

45+2′ Strakosha bën një pritje fantastike, arbitri akordon faull në zonë për tanët.

45+1′ Rey Manaj shfrytëzon një krosim nga krahu dhe godet me kokë. Topi ndalet nga Livakovic pa forcën e duhur.

43′ Majer i kroatëve godet me kokë, sfera del jashtë.

31′ Kombëtarja humbet shansin e artë me Asllanin, që pak metra larg Livakovic u ndal nga portieri kroat. Gabimi i Modric në mesin e fushës u shfrytëzua nga Asani, që pasoi bukur për Asllanin, i cili i vetëm përballë portierit kroat gaboi shansin për të shënuar golin e dytë dhe të qetësisë.

22′ Kombëtarja mbron mirë, Kroacia sheh nga sulmi. Strakosha bën dalje të mirë.

15′ Nedim Bajrami lëviz bukur dhe gjuan nga brenda zone, topi devijohet në këndore.

11′ GOOL! Qazim Laçi zhbllokon shifrat pas 11 minutash lojë, duke mposhtur me kokë Livakovic. Pas krosimit të Asanit, mesfushori nuk gaboi nga pranë portës.

3′ Tanët e nisin mbarë në minutat e para, kërkues me Bajramin dhe Manaj.

2′ Më shumë se 15 mijë tifozë të Kombëtares në stadium.

1′ Nis ndeshja në Hamburg, atmosfera gjatë këndimit të himnit kuqezi emocionuese.

Ky është dueli i parë në histori për dy vendet ballkanike, të cilat do kërkojnë tri pikët pasi vijnë nga humbjet në duelet e para. Përkatësisht Shqipëria humbi me Italinë 2-1 dhe Kroacia u mund 3-0 nga Spanja.

Në Grupin B të Euro 2024, Spanja dhe Italia janë me tri pikë, ndërsa Shqipëria dhe Kroacia me zero pikë. Atmosfera në stadium është e zjarrtë, teksa pritet që të jenë më shumë se 15 mijë tifozë kuqezi në një impiant me 49 mijë ulëse.

Formacionet zyrtare, gjykon francezi François Letexier:

Kroacia 4-3-3: Livakovic; Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic; Modric, Brozovic, Kovacic; Majer, Kramaric, Petkovic Trajner: Zlatko Dalic

Shqipëria 4-3-3: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Bajrami, Asani, Manaj Trajner: Sylvinho

Read Entire Article