VIDEO/ Fitoi Eurovisionin, këngëtari nga Zvicra thyen trofeun

4 months ago 37
Reklamë

Zvicra ka triumfuar në festivalin evropian të këngës “Eurovision 2024”. Nemo me këngën e tij “The Code” ka arritur t’i fitoj votat maksimale të publikut dhe të jurive nga shumica e shteteve pjesëmarrëse.

Nemo i bëri përshtypje gjyqtarëve dhe publikut dhe fitoi trofeun e madh. Pas fitores ata thanë: Shpresojmë që ky konkurs të përmbushë premtimin e tij dhe të vazhdojë të mbështesë paqen dhe dinjitetin për çdo qenie njerëzore.

Menjëherë pas fitores, këngëtari festoi fitoren në skenë, dukshëm i prekur. Mirëpo, në atë moment trofeu i ra në parket dhe u thye. “Kam arritur sukses dhe kam thyer kodin (Kodin, si kënga e tij) duke valëvitur flamurin tim jo-binar në event, ndërkohë që Eurovisioni më kishte ndaluar ta bëja këtë. Gjithashtu, kam thyer trofeun, por kjo mund të riparohet. Ndoshta edhe Eurovisioni ka nevojë për… riparime herë pas here”, është shprehur ai. Me këngën e tij “The Code”, Nemo përshkruan rrugëtimin e tij të identitetit gjinor. Ai i referohet asaj si një “hapësirë ​​e sigurt përmes së cilës çdo person mund të gjejë veten dhe të vërtetën e tij.

“”Kodi” ka të bëjë me udhëtimin që kam nisur me të kuptuarit se nuk jam as mashkull, as femër. Gjetja e vetes ka qenë një proces i gjatë dhe shpesh i vështirë për mua. Por asgjë nuk më bën të ndihem më mirë sesa liria që fitova duke kuptuar se nuk jam binar”, tha Nemo. Që në minutën e parë të paraqitjes së tij, fansat e Eurovisionit e veçuan 25-vjeçarin si fitues të kompeticionit.

Read Entire Article