Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Forca Kombëtare e Sigurisë finalizuan operacionin e koduar “Double”.
Në kuadër të këtij operacioni u vu në pranga shtetasi Nik Lami, 46 vjeç, banues në fshatin Xhan.
Nga kontrollet në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri, 2 armë gjahu, 5 radio marrëse-dhënëse, një palë dylbi dhe një sasi municioni luftarak, sende që posedoheshin në mënyrë të kundërligjshme.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë viteve të fundit, ka kultivuar bimë narkotike, në fshatrat Pult, Xhan dhe Alavana.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.