VIDEO/ “Gëzuar ditëlindjen në parajsë”, këngëtarja shqiptare prek me dedikimin për nënën e ndjerë

9 months ago 24

Sot për këngëtaren nga Kosova, Melinda Ademi është ditë e veçantë. Është ditëlindja e mamasë së saj të ndjerë.

Këngëtarja ka publikuar orët e para të mesnatës një dedikim mjaft prekës.

Bashkëngjitur me një video të vjetër me të ëmën nga fëmijëria, Melinda shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen në parajsë mami. Më mungon, do të të kem gjithmonë në zemrën time. Të dua”.

Melinda Ademi është rritur në SHBA, ku edhe ka kaluar pjesën më të madhe të jetës, e madje atje e ka nisur edhe karrieren muzikore.

Pasi morri pjesë në disa show e kompeticione muzikore në Amerikë, ajo u kthye në Kosovë për të ngritur karrieren e saj muzikore./vizionplus.tv

Read Entire Article