Një e moshuar 82-vjeçe,e cila jetonte e vetmuar në një banesë në lagjen “Vakëf” në Berat,ka kërkuar ndihmën e zjarrëfikësve,për të nxjerrë nga banesa një gjarpër helmues.
Zvarraniku,kishte hyrë në shtëpinë e 82-vjeçares.
Menjëherë pas njoftimit të marrë,efektivët zjarrëfikës kanë shkuar në banesën e të moshuarës dhe pasi kanë neutralizuar zvarranikun helmues,kanë bërë të mundur largimin e tij nga banesa.
Sipas efektivëve zjarrëfikës në vendngjarje,gjarpri ishte i llojit helmues dhe i rrezikshëm për jetën e zonjës në rast pickimi.