VIDEO/ Gjeorgji-Çeki 1-1: Gjeorgjianët “flirtojnë” me fitoren, e pabesushme çfarë humbasin në fundin e sfidës

2 months ago 17
Reklamë

Euro 2024 e nisi këtë të shtunë me Grupin F, aty ku Gjeorgjia dhe Çekia barazuan 1-1. Çekët dolën me kokën ulur nga ky duel, teksa për Gjeorgjinë është një ditë historike duke marrë pikën e parë në një event ku ishin debutues.

Pas humbjes 3-1 me Turqinë në ndeshjen e parë, skuadra e Gjeorgjisë gjeti forcën dhe ia doli t’u merrte një pikë çekëve. Dueli nisi më mirë për Çekinë, teksa shënoi me Hlozek në minutën e 23, por gjithçka u anulua nga VAR për prekje të topit me dorë.

Në limitet e pjesës së parë Gjeorgjia siguroi avantazhin me Mikautadze, sulmuesin që shënon golin e dytë në këtë turne, pas atij me Turqinë. Ai nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke shokuar kundërshtarët.

Paçka pësimit të golit, Çekia u fut në pjesën e dytë me më shumë besim dhe në minutën e 59-të barazoi me Schick. Edhe pse me mundësi më shumë, fundi i lojës mund të sillte tri pikët për Gjeorgjinë, me Lobjanidze që humbi një rast flagrant.

Po për këtë grup në orën 18:00 luhet Turqi – Portugali. Të dyja skuadrat kanë nga tri pikë dhe janë në krye, teksa Çekia dhe Gjeorgjia janë në kuotën e një pike.

FT: GJEORGJI – ÇEKI 1-1

Mikautadze 45+3′ (p) / Shik 59′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

90+5′ Gjeorgjia “flirton” me fitoren historike, e pabesueshme çfarë humbet sulmuesi Lobjanize. (VIDEO)

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

82′ Trajneri i Çekisë kryen dy zëvendësimet e fundit. Largohen Provodh dhe Jurasek në lojë Barak dhe Sevçik.

81′ Ndëshkohet edhe kapiteni Souçek me karton të verdhë!

68′ Zëvendësim i detyruar te Çekia, largohet Shik i dëmtuar në fushë Çytil.

59′ GOOOOL ÇEKIA 1-1/ Vendoset baraspesha, Patrik Shik gjen më në fund rrugën e rrjetës (VIDEO) 

57′ Pranë golit të dytë Gjerogjia me Kevabishvilin, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

55′ Trajneri i Çekisë bën 2 zëvendësime largohen nga fusha Çerni dhe Hlozek, në fushë Martin Jurasek dhe Lingr.

53′ Holes është i ndëshkuar i katërt me karton të verdhë tek Çekia.

47′ Ndëshkohet edhe Jurasek me karton të verdhë!

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45+5′ Pranë golit të barazimit Çekia, me Patrik Shik, por fantastik portieri Mamardashvili, që i mohon një gol të sigurt (VIDEO) 

45+4′ GOOOOL GJEORGJIA 1-0/ Zhbllokohet sfida, sulmuesi Mikautadze tregohet i saktë nga penalltia, duke çuar në delir tifozët gjeorgjianë. (VIDEO) 

45+2′ Penallti për Gjeorgjinë për prekje të topit me dorë brenda zonës. Pas konsultës me VAR, gjyqtari vendos të akordojë penallti (VIDEO) + (VIDEO)

40′ Tjetër karton i verdhë te Çekia, ndëshkohet edhe mesfushori Provod.

36′ Kashia është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë në radhët e gjeorgjianëve.

23′ Hlozek kalon në avantazh kombëtaren e tij. Protestojnë gjeorgjianët dhe goli nuk vlen për shkak të prekies së topit me dorë brenda zonës. (VIDEO) 

18′ Cufal është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kavaraskhelias.

3′ Pranë golit Çekia, fantastik portieri Mamardashvili, që i mohon avantazhin çekëve! Start me një rritëm të lartë. (VIDEO) 

1′ Starton sfida në Hamburg!

FORMACIONET ZYRTARE

GJEORGJIA (3-5-2): Mamardashvili; Dvali, Kashia, Kvirkvelia; Kakabadze, Koçorashvili, Mekvabishvili, Davitashvili, Tsitaishvili; Kvaratskhelia, Mikautadze | Trajner: Uilli Sagnol

Çekia (3-4-3): Stanek; Holes, Hranac, Krejçi; Kufal, Provod, Souçek, Jurasek; Kerni, Shik, Hlozek | Trajner: Ivan Hasek

Read Entire Article