Së fundmi këngëtarja Bebe Rexha ka bërë një paraqitje spektakolare së bashku me DJ e njohur, David Guetta gjatë ceremonisë së mbylljes së finales së Kampionatit Botëror të FIFA-s për klubet. Këngëtarja 34-vjeçare u ngjit në skenë me një kostum të zi të ngushtë që vinte në pah format e saj trupore si dhe një jelek korset mbi të.
Ngjarja madhështore u mbajt në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah, Arabi Saudite. Bebe mori vëmendjen jo vetëm për super performancën magjike por edhe për veshjen e saj të veçantë. Ylli i muzikës pop dukej jashtëzakonisht sensacionale teksa doli në skenë dhe elektrizoi skenën duke interpretuar hitet e saj të rrethuar nga kërcimtarë meshkuj. U përdorën efekte piroteknike me tym, zjarr dhe shkëlqim për performancën mahnitëse para turmës prej mijëra njerëzish, të cilët ishin aty për të parë ndeshjen Manchester City kundnër Fluminese.
David Guetta, i cili pritet të bëhet baba sërish, ishte gjithashtu i pranishëm. DJ 56-vjeçar kishte veshur një xhaketë të zezë fluturuese që e kombinoi me një palë pantallona të gjera dhe këpucë të bardha. Kampionati Botëror i FIFA-s për klube është një turne futbolli ku ekipet më të mira të klubeve nga pjesë të ndryshme të botës konkurojnë për të përcaktuar kampionin përfundimtar./vizionplus.tv