VIDEO / Kioskat dëmtuan trafikndarëset, IKMT aksion në terren në bypass-in e Vlorës dhe aksin Orikum-Dukat

4 months ago 37

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar pas raportimeve se trafikndarëset janë dëmtuar nga kioskat e ngritura në akse me fluks të shtuar për shkak të sezonit turistik.

Pas konstatimit të dëmtimit të trafikndarëseve dhe ngritjes së kioskave në akset rrugore me fluks turistik, konkretisht në bypass-in e Kaninës dhe në aksin Orikum-Dukat, inspektorët e IKMT janë shfaqur në terren për të verifikuar situatën.

“IKMT do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë monitorimin në terren duke identifikuar çdo shkelje si dhe duke marrë masa ligjore ndaj kundravajtësve në bashkëpunim me instutucionet e tjera ligjzbatuese, në mënyrë që të garantohet siguria e mbrojtjes së territorit si dhe mbarëvajtja e sezonit turistik 2024”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv

Read Entire Article