Një vrasje brutale ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, 24 shkurt, në Agia Varvara kur një 69-vjeçar ka marrë pushkën dhe ka qëlluar mbi dhëndrin e tij 57-vjeçar.
Babai i dy fëmijëve të mitur humbi jetën pas plagëve të marra.
Sipas informacioneve paraprake, para të shtënave dyshohet se ka pasur një përleshje , por ende nuk dihen shkaqet që çuan në tragjedi.
Pas vrasjes, një i afërm i autorit, i cili mësohet se është punonjës policie , ka njoftuar autoritetet për të shkuar në vendngjarje.
Kur mbërriti policia gjeti të vrarë në oborrin e shtëpisë 57-vjeçarin me profesion mjek./vizionplus.tv