VIDEO/ Krokodilët, strucët dhe gjarpërinjtë dalin në rrugë pas përmbytjeve në Nigeri

2 months ago 46

Moti i keq ka përfshirë Nigerinë ditët e fundit, çka ka sjellë përmbytje të mëdha në disa zona për shkak të stuhisë së shiut.

Mediat raportojnë se 80% e kafshëve të egra të vendosura në kopshtin zoologjik Santa Chiarimí, si luanët, buallet dhe strucat, u rrëmbyen nga ujërat dhe u mbytën. Por “disa kafshë të rrezikshme si krokodilat dhe gjarpërinjtë kanë dalë në rrugë,” thanë autoritetet e shtetit Borno, duke u kërkuar banorëve të jenë më të kujdesshëm.

Përmbytjet nisën kur një digë u tejmbush për shkak të reshjeve të mëdha. Mijëra njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre.

Animals escape from the Zoo as Maiduguri faces the worst flood since 1994. pic.twitter.com/FMQwmys0wH

— Nigeria Today (@NigeriasToday) September 10, 2024


Fatkeqësia goditi gjithashtu infrastrukturën tjetër në qytetin e Maiduguri, duke përfshirë zyrën postare dhe një spital universitar, tha zyra e presidentit nigerian Bola Tinubu.

“Presidenti Tinubu shpreh ngushëllimet e tij më të thella për qeverinë dhe popullin e shtetit, veçanërisht familjet që humbën mjetet e jetesës për shkak të fatkeqësisë së shkaktuar nga tejmbushja e Digës Alaou,” shtoi ai, duke siguruar se nevojat humanitare të të prekurve do të merren parasysh.

Read Entire Article