VIDEO/ “Mallkimi i maces vazhdon”, tifozët gjejnë “fajtorin” e eliminimit të Brazilit

2 months ago 24
Reklamë

Eliminimi i papritur i Brazilit në çerekfinalet e Kupës së Amerikës nga Uruguaji shkaktoi sërish “tërmet” në kampin e seleçaos, por mesa duket tifozët e aknë gjetur fajtorin e vërtetë.

Janë të shumtë tifozët që besojnë se kombëtaren braziliane vijon ta përndjekë mallkimi i maces së Kupës së Botës në vitin 2022.

Simplesmente um GATO pulou na mesa na coletiva do Vini Jr! 😺

📹: @simpraisa pic.twitter.com/D7WCQqfeMn

— GOAL Brasil (@GoalBR) December 7, 2022

Të gjithë e mbajnë mend episodin kur një ditë para çerekfinalave të Kupës së Botës mes Brazilit dhe kroacisë, Vinicius Junior hodhi nga tryeza ku po mbante konferencën për mediat një mace, veprim i cili u kritikua anë e mbasnë botës.

Dhe që prej atij momenti Brazili ka vuajtur shumë në të gjitha kompeticionet ku ka luajtur.

Këtë kompeticion, Brazili shihej si favorite për të fituar titullin, gjë që nuk ndodhi, me fansat që u zhgënjyen nga Vinicius me shokë, teksa të gjithë tashmë besojnë se “mallkimi i maces” është i vërtet.

Read Entire Article