Me duart në kokë dhe i tensionuar. Kështu është shfaqur pas kafazit të qelqtë Andrew Bode, teksa pret masën e sigurisë nga togat e zeza.
Andrew Bode u arrestua të mërkurën nga forcat RENEA gjatë operacionit të koduar “Plani”, pas dy vitesh arrati. Bode akuzohet për vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje. Bode akuzohet se ka vrarë biznesmenin nga Saranda Edmond Papa në vitin 2022.
Lexo edhe :
Related Posts
Në momentin e operacionit, ai u gjet i fshehur në banesën e Julian Kalemit, po ashtu i arrestuar në të njëjtën ditë.
Së bashku me ta, në pranga ra edhe Andrea Kalemi një nga emrat që lidhet me disa nga ngjarjet më të rënda në vend gjatë dy viteve të fundit./vizionplus.tv