Mario Mitaj është padiskutim një nga mbrojtësit më të talentuar në qarkullim, pavarësisht minutave të pakta që po gjen këtë sezon te skuadra e Lokomotivës së Moskës.
Në ndeshjen e sotme të kupës, Mitaj është bërë protagonist duke dhënë një kros perfekt në zonë në minutën e katërt për shokun e tij të skuadrës Pogostnov i cili ka shënuar me kokë.
1-0 Pogostnov pic.twitter.com/bDGN0GQvNL
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 28, 2024
Në minutën e 43-të, skuadra e mbrojtësit shqiptar shënoi edhe golin e dytë me Sulejmanov, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte me rezultatin 2-0.
Ndërkohë Lokomotiva ka shënuar edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë duke e çuar ndeshjen në 4-0.
Vlen të theksohet fakti, se në 2 ndeshjen e fundit të kampionatit Mitaj nuk është aktivizuar, teksa ky është aktivizimi i dytë radhazi në Kupë.