VIDEO/ Momentet e fundit të 6 turistëve pak para se të helmoheshin me cianid në Tajlandë

3 months ago 29

Një kamera sigurie ka regjistruar momentet e fundit të gjashtë personave që u gjetën të vdekur  në një hotel luksoz në Tajlandë.

Amerikania Sherine Chong, 56 vjeç, besohet se ka helmuar veten dhe pesë persona të tjerë me cianid pasi kishte borxhe të mëdha në lidhje me një investim në një spital në Japoni. 56-vjeçarja dyshohet se bindi një çift të martuar dhe dy viktima të tjera në mesin e të vdekurve që të derdhnin fonde në projekt, duke humbur në fund rreth 280,000 dollarë.

Viktiamt u panë të gjallë për herë të fundit kur ushqimi u dërgua në dhomën e tyre në Grand Hyatt Eraëan të hënën pasdite. Grupi kishte mbërritur në hotel një ditë më parë, por të hënën ata shkuan të gjithë në suitën e Chong, dhoma 502.

Pamjet e disponueshme për mediat vietnameze treguan momentin kur pesë viktimat mbërritën në dhomë, pa e ditur do të përfundonin të vdekur pas pak një kohe. siç raporton Daily Mai./vizionplus.tv

Read Entire Article