VIDEO/ Momenti epik, deshifrohet thashethemi i Selena Gomez dhe Taylor Swift për Kylie Jenner

8 months ago 26
Reklamë

Siç ka ndodhur ndër vite, edhe këtë herë në Golden Globes, çmimet e natës nuk ishin tema më e diskutuar e ngjarjes.

Nga veshjet në tapetin e kuq te ngjarjet e pazakonta e thashethemet morën vëmendjen gryesore të Globit të Artë.

Një nga videot që u bë virale është momenti kur Selena Gomez i afrohet shoqes së saj më të mirë, Taylor Swift , për t’i treguar diçka që më pas do ta befasojë yllin e popit. Dy shoqet tregojnë një sekret dhe menjëherë, shumë prej tyre nxituan të lexojnë buzët e tyre, për të parë se çfarë thanë.

Një nga opinionet mbizotëruese është se Gomez është shumë e mërzitur me Kylie Jenner që nuk e ka lënë të bëjë një foto me personazhin e saj televiziv dhe partnerin e saj aktorin, Timothee Salame.

“Unë kërkova një foto me të dhe ajo (Jenner) tha jo”. Shoqja e saj e pyeti me habi: “Me Timoteun?” dhe Gomez pohoi me kokë. Kjo mendohet të jetë biseda mes shoqesh.

/vizionplus.tv/

Read Entire Article