Admir Tutaj, 25 vjeç u arrestua dy ditë më aprë (23 gusht) në Kolumbi. I riu shqiptar akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafik armësh.
Mediet e huaja bëjnë me dije se Tutaj përdorte pseudonimin “Almirante” për tu fshehur dhe konsiderohet si anëtar i “Klanit Ballkanik”.
Lexo edhe :
Related Posts
“Ai ishte në kërkim nga Interpol pasi akuzohej për trafik armësh dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, në të cilën kishte rolin e drejtimit të logjistikës dhe transportit të armëve në tregun e zi. Armët përdoreshin nga mafiozët shqiptarë”, theksojnë mediet e huaja.
Tutaj u ndalua pas mbërritjes në Barranquilla dhe u vu në dispozicion të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.
I riu ishte në qendër të vëmendjes së autoriteteve shqiptare pasi kishte dyshime se i përkiste grupit kriminal që po përpiqej të trafikonte armë dhe municione përmes Portit të Durrësit.
Në prill të një viti më parë, u sekuestruan saktësisht shtatë pistoleta që po tentonin të hynin në Shqipëriri, së bashku me një sasi të madhe municionesh të fshehura në një kamion.
Në mënyrë të ngjashme, në gusht të këtij viti, hetimet nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit çuan në një bastisje që çoi në gjetjen e 25 armëve të zjarrit, përfshirë pistoleta dhe pushkë sulmi, të cilat, me sa duket, ishin të destinuara për trafik lokal./vizionplus.tv