Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar videon kur dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat janë ende në kërkim nga policia, futen në një restorant në Tiranë dhe dhunojnë rëndë blogeren Klea Prenga.
Dy motrat afrohen në tavolinën e Prengës e cila ishte në shoqërinë e disa personave të tjetë. Menjëherë ato qëllojnë me gotë dhe sende të tjera të renë, e cila pësoi dëmtime të rënda, duke i lënë shenja të thella në fytyrë.
Lexo edhe :
Related Posts
Antonela dhe Mariela Berisha siç duket edhe në video, janë munduar që të kamuflohen me kapele në mënyrë që mos të kapen nga kamerat e sigusisë.
Mariela Berisha merr në një tavolinë një gotë qelqi dhe e godet menjëherë Prengën, dhe më pas përplasen fizikisht. Gjatë përleshjes Antonela Berisha qëllon 24-vjeçaren, ndërsa e motra Mariela merr sërish një tjetër gotë qelqi dhe e godet në fytyrë. Në pamje duket se është dashur ndërhyrja e stafit dhe e klietëve të tjerë për të ndarë sherrin mes tre vajzave. Pas konfliktit motrat largohen me dy automjete.
Ishte vetë e dhunuara Klea Prenga e cila denoncoi rastin në polici dhe madje në rrjetet sociale nxorri edhe fotot duke treguar tmerrin që përjetoi. Jo vetëm kaq, por motrat Berisha i kanë dërguar edhe mesazh kërcënues pasi e kanë sulmuar. Sipas hetimeve shkak i sulmit dyshohet një lidhje paralele e blogeres Klea Prenga me partnerin e Mariela Berishës.
Dy automjetet që motrat Berisha përdorën për tu larguar pas ngjarjes janë sekuestruar nga policia, ndërkohë vijojnë kontrollet dhe arrestimin e tyre. Sipas sistemit TIMS ato rezultojnë brenda Shqipërisë. Ndaj tyre rëndon akuza e plagosjes së rëndë në bashkëpunim, vepër penale që parashikon deri në 10 vite burg./vizionplus.tv