VIDEO/ Muçi dhe Rashica spektakolar, fitojnë “derbin” me Cikalleshin

7 months ago 13
Reklamë

Futbollistët shqiptarë janë thuajse të gjithë në një formë të jashtëzakonshme, dhe këtë po e tregojnë më së miri me klubet e tyre.

Ernest Muçi kas hkëlqyer në ndeshjen e dytë me fanelën e Besiktas, skuadra e të cilit ka fitur 2-0 përballë Konyaspor.

Në pjesën e parë, Muçi ishte një rrezik konstant për kundërshtarin, teksa iu afrua golit.

Në fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Santos arritën të zhbllokonin ndeshjen me Kilicsoy, i asistuar nga sulmuesi tjetër shqiptar, Milot Rashica.

🇹🇷 Goal: Semih Kılıçsoy | Beşiktaş 1-0 Konyaspor | 🅰️ Rashicapic.twitter.com/NoYDIoYBGa

— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 19, 2024


Cikalleshi dhe Valon Ethemi luajtën 68 minuta për Konyaspor, pa mundur dot të bëjnë diferencën. Për të ardhur te goli i sigurisë, Besiktas vendosi në kasafortë 3 pikët pas golit të Tosun.

Rashica pason te Ernest Muçi me ish-sulmuesin e Tiranës që godet portën, por portieri nuk arrin të presë saktë dhe aty pranë sulmuesi turk bën detyrën dhe shtyn topin në rrjetë.

benim için bu golü muci atmıştır.

Helal olsun genç yıldızım pic.twitter.com/Jrw4o3z35K

— no context beşiktaş (@nocontextjk) February 19, 2024

Në pjesën e parë, që u mbyll pa gola, Muçi ishte një rrezik konstant për portën e kundërshtarëve teksa në një moment provoi me një goditje të fortë nga distanca, të cilën portierit iu desh ta ndalte në dy kohë.

Read Entire Article