Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në zonën e Lungomares në Vlorë. Një mjet ka përplasur në rrugë dy fëmijë të mitur.
Fëmijët ka qenë duke kaluar rrugën nga plazhi për në trotuarin tjetër në momentin që janë përplasur nga makina.
P.S 75 vjeç, banues në Maqedoni, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka aksidentuar në rrugë dy fëmijë, 8 dhe 12 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Lungomare, shtetasi P. S., 75 vjeç, banues në Maqedoni, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka aksidentuar në rrugë dy fëmijë, 8 dhe 12 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
/Vizionplus.tv/