Në prag të nisjes së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për në Uashington, qindra izraelitë demonstruan në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion, duke kërkuar që ai të mos udhëtonte në SHBA përpara se të nënshkruante një marrëveshje për lirimin e dhjetëra pengjeve ende të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.
Protestuesit ishin të afërm të pengjeve, raportoi gazeta Haaretz.
Një prej protestuesve deklaroi se “shumica” e qytetarëve të Izraelit “e dinë se Netanyahu merr vendime që i shërbejnë vetëm interesit të tij”.
تظاهرة في مطار بن غوريون ضد نتنياهو
הפגנה בנמל התעופה בן גוריון נגד ביבי נתניהו
Demonstration at Ben Gurion Airport against Netanyahu#EnoughIsEnough #StopArmingIsreal pic.twitter.com/EJ0YxIl6pe
— Ahmed (@Dr_Omda007) July 21, 2024
Partnerët e qeverisë së Netanyahut kundërshtojnë çdo lëshim ndaj Hamasit dhe kërcënojnë të rrëzojnë qeverinë nëse ndodh.
Nëse në Izrael mbahen zgjedhje të parakohshme, sondazhet sugjerojnë se Likud, partia e krahut të djathtë në pushtet në Izrael që udhëheq një aleancë me partitë e ekstremit të djathtë dhe fraksionet ultra-ortodokse hebreje, ka pak shanse për fitore.
BREAKING: Israelis are protesting at Ben Gurion Airport and have surrounded almost all the entrances to prevent Netanyahu’s trip to the U.S, demanding a prisoner exchange deal with the resistance in Gaza. pic.twitter.com/WsBZpVzilQ
— Sulaiman Ahmed (@ShaykhSulaiman) July 21, 2024
Netanyahu planifikon të niset për në Uashington të hënën dhe të takohet me presidentin amerikan në largim Joe Biden të martën.
Të mërkurën, ai pritet të mbajë një fjalim para seancës së plotë të të dy dhomave të Kongresit Amerikan./vizionplus.tv