Protestuesit kanë përdorur molotiv, kapsolle dhe shashka gjatë protestës së opozitës që po mbahet sot para Kryeministrisë.
Disa nga protestuesit kanë hedhur lëndët e rrezikshme në drejtim të godinës, ndërsa policia qëndron në kordon.
Madje protestuesit kanë goditur gardhin ndarës mes policisë dhe qytetarëve, duke e rrëzuar në tokë dhe i janë afruar kordonit.
Disa prej tyre kanë hedhur edhe sende në drejtim të godinës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Top Channel