VIDEO: Shoferi i mjekut Edmond Gashi “feston” me muzikë latine masën e sigurisë

4 months ago 25

Sot në ambientet e Gjykatës së Tiranës ka ndodhur dhe një gjë tejet e pazakontë. Shoferi i mjekut Edmond Gashi ka vendosur muzikë me volum të lartë para Gjykatës, aty ku gazetarët po raportonin live mbi skandalin e Onkologjikut.  Teksa “bossit” të tij i konfirmohej masa e sigurisë, duket se shoferi as nuk e ka vrarë mendjen.

Gashi sot u mjaftua me vetëm një fjali për të gjithë abuzimin: Unë kam bërë detyrën…

Ndryshe nga kolegia e tij, mjekja Alketa Ymeri (Pere) e cila pa iu dridhur qerpiku u ballafaqua me gazetarët, e madje iu hakërrye atyre për “prishje të imazhit”… Gashi u largua me vrap nga Gjykata Penale e Tiranës.

Shanset janë që shoferi ta ketë pritur Gashin ‘duke festuar’ nën tingujt e këngëve latine te pjesa e pasme e godinës institucionale.

Skandali s’ka të sosur, e dhimbshme të mos shohësh as shenja pendese e reflektimi kur bëhet fjalë për jetën e njerëzve…

/a.r

Read Entire Article