VIDEO\ “Si shqiponjë në stadium”\ Fustani i vajzës nga Prishtina risi në Dortmund

3 months ago 36
Reklamë

Ethet e Euro2024 i kanë bërë tifozët kuqezi tepër kreativë. Teksa këngët e vallet dhe plisat e tupanat nuk mungojnë në rrugët e Dortmundit, para sfidës me Italinë, vëmendjen e ka rrëmbyer një vajzë e veshur me një fustan të dizenjuar me motive kombëtare. Nga djaloshi me fytyrën shqiponjë që nuk mungon në asnjë ndeshje […]

VIDEO\ “Si shqiponjë në stadium”\ Fustani i vajzës nga Prishtina risi në Dortmund

Ethet e Euro2024 i kanë bërë tifozët kuqezi tepër kreativë. Teksa këngët e vallet dhe plisat e tupanat nuk mungojnë në rrugët e Dortmundit, para sfidës me Italinë, vëmendjen e ka rrëmbyer një vajzë e veshur me një fustan të dizenjuar me motive kombëtare.

Nga djaloshi me fytyrën shqiponjë që nuk mungon në asnjë ndeshje të kombëtares, Europiani na ka kaluar te vajza shqiponjë, e cila u identifikua për mikrofonin e A2 CNN si Vjosa Pllana nga Kosova.

E pyetur nga gazetari Erald Kodheli, se si i lindi ideja për fustanin shqiponjë, e reja nga Prishtina tha se dëshira për të shkuar si një shqiponjë në stadium e ndihmoi të realizonte këtë veshje.

“Vetë e kam përgatitur për lojën. Si shqiponjë e kam dasht me shku në stadium. Vetë e kam pas idenë, se shumë, shumë e du shqiponjën.

Dhe krejt Kosova, ndaj kam dasht me shku si shqiponjë në stadium. Jam e sigurt që kena me fitu.”

What's Your Reaction?

like 0

Pëlqej

dislike 0

Nuk Pëlqej

love 0

Love

funny 0

Funny

angry 0

Angry

sad 0

Sad

wow 0

Wow

albanianlive

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.

Read Entire Article