VIDEO/ Situata e zjarreve në Shëngjin mbetet e vështirë, Cara: Po punojmë me të gjitha kapacitetet, era e fortë na vështirëson punën

1 month ago 80
Reklamë

Situata nga zjarri vijon të mbetet e vështirë në Shengjin. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi për shkak edhe të erës së fortë.

Zjarrëfikësit, emergjencat dhe forcat e ushtrisë janë përqendruar në zonen e quajtur Rana e Vogël, për shkak të densitetit të objekteve turistike dhe banesave që ndodhen në këtë zonë.

Për shkak të problematikës dhe terrenit të vështirë për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter i ushtrisë.

Për shkak të rrezikut dhe daljes jashtë kontrollit të flakëve të zjarrit ka patur evakuime të banorëve dhe pushuesve ndërsa është bllokuar edhe rruga drejt Ranës së Hedhun.

Lufta me zjarrin vijon pandërprerë pasi rrezikohen edhe banesa ndërsa tymi ka mbuluar pjesën më të madhe të plazhit drejt Ranës së Hedhun.

Zjarri po përparon drejt zonës së mbrojtjes të Ranës së Hedhun dhe vetëm një ndërhyrje më e madhe nga ajri do të ndihmonte në uljen e intensitetit të tyre dhe do tu jepte mundësi emergjencave civile për të ju afruar vatrës së zjarrit.

Arben Cara Drejtor i Peërgjithshem i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpeëtimit ka deklaruar se situata është nën kotroll, por për shkak të erës së fortë herë aps here ka vatra që aktivizohen.

Aktualisht siç e shikoni, vatra e zgjarrit ëhstë aktive, po punojmë me të gjitha kapacitettet, por era e fortë ka bërë që zjarri herë pas here të aktivizohet”,tha Cara.

Read Entire Article