Video-skandali “Gjici”/ Eksperti i kriminalistikës: Në Morinë ka ndodhur një ngjarje e njëjtë, ja si e fshehën për dy vjet

2 months ago 26
Reklamë

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në emisionin “Bardh a Zi”, se në Morinë në ambientet policiore ka ndodhur një ngjarje e njëjtë me video-skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

“Në Kukës, ka ndodhur një ngjarje e përafërt me atë që i ndodhi ish-kryebashkiakut që sot është në burg, por ka ndodhur në një ambient policor, në Morinë, tani kamerat që ishin vendosur për një hetim dhe e fiksuan dhe këtë moment. Kjo kamerë brodhi disa institucione derisa u tha që nuk do ta prekim këtë moment se do plasi ndonjë skandal. Edhe u la e kyçur për dy vjet”.

Më tej, ai ka thënë se kamerat inteligjente që do të vendosen në 20 qytete të Shqipërisë dhe do të identifikojnë përveç fytyrave dhe targat e falsifikuara.

“Ne kemi pasur një situatë shumë kaotike të vendosjes së kamerave, qoftë nga institucionet shtetërore, qoftë nga institucionet private. Madje në institucionet shtetërore, janë vendosur kamera spiune që janë për llogari të qeverive dhe vendeve jo mike./m.j

Read Entire Article