Ndryshe nga periudha kur u bë nënë për herë të parë, me lindjen e djalit Xhensila Myrtezaji është bërë më e hapur dhe ndan herë pas here momente me të volgin e saj në rrjetet sociale.
Njësoj siç ka bërë edhe sot. Këngëtarja tregon se sot nuk është një ditë e lehtë, pasi Amen ka për të bërë vaksinën e dytë.
“Sapo lashë Ajkushin te kopshti. Po shkoj në shtëpi të mar Amenushin. Sepse sot nuk ka një ditë fortë të lehtë i vogli i mamit. Sot Amen bën vaksinën e tij të dytë dhe mamin e ka kapur paniku”, thotë Xhensila ndërkohë që kërkon suport nga të gjitha mamat me medikamente ose kura popullore për të qetësuar dhimbjen pas vaksinës.vizionplus.tv