VIDEO/ Tentoi të godasë me thikë 22-vjeçarin, parandalohet ngjarja e rëndë në Velipojë

3 months ago 35

Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë mbrëmjen e kaluar në Velipojë, ku një sherr mes të rinjve mund të kishte sjellë pasoja për jetën.

Gjatë një grindjeje mes dy të rinjve, një 19-vjeçar ka nxjerrë një thikë për të goditur 22-vjeçarin, por fatmirësisht është ndaluar në kohë nga efektivët, të cilët e kanë arrestuar.

Ndërsa është proceduar penalisht 22-vjeçari i aakuzuar për goditje me grushta ndaj adoleshentit.

Njoftimi:

Goditi me grushte një shtetas 22 vjeç, kapet nga Policia, sapo nxorri mjetin prerës (thikë) për ta përdorur në konflikt, dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Procedohet penalisht 22-vjeçari, pasi ka goditur me grushte, 19-vjeçarin.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Mesditën e djeshme, menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa të rinjve, për motive të dobëta, në vendparkimin e automjeteve, në një subjekt në qendër të Velipojës, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë kanë shkuar në vendngjarje, për të parandaluar përshkallëzimin e këtij konflikti dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët.

Si rezultat, u kap sapo kishte nxjerrë nga automjeti, mjetin prerës (thikë), për ta përdorur në konflikt, dhe u arrestua shtetasi K. S., 19 vjeç.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin K. T., 22 vjeç, pasi gjatë konfliktit, ka goditur me grushte të arrestuarin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Read Entire Article