Disa zona të Shqipërisë janë përfshirë nga një tjetër stuhi shiu dhe ere. Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, qyteti i Librazhdit është mbulluar nga uji.
Siç shihet edhe në video, uji ka vërshuar në rrugë duke mbuluar edhe makinat.
Për shkak të shiut të dendur është ndërprerë edhe sfida e kategorisë së dytë ajo mes Sopotit të Librazhdit dhe Turbinës së Cerrikut.
Ndërkohë nga era e fortë është ndërprerë edhe energjia elektrike. /Vizionplus.tv/