Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar video gjatë inspektimit të punimeve për transformimin e hapësirave mes rrugëve “Kujtim Laro” dhe “Kongresi i Manastirit.”
Veliaj shfaqet duke transportuar një pllakë guri për t’i ardhur në ndihmë ekipeve të terrenit teksa shkëmben batuta me ta.
“Të erdha aty me karrocën e Dylit”, duke shkaktuar të qeshura te të pranishmit.
Investimi në këtë bllok banimi jo vetëm që rrit vlerën e pronave, por edhe përmirëson cilësinë e jetesës së banorëve. Bashkia e Tiranës po punon me ritme të shpejta për të përfunduar në kohë punimet, para se banorët të kthehen nga pushimet./vizionplus.tv