Përmasa të mëdha zjarresh në pyllin e Bodes në njësinë administrative Lozhan të bashkisë së Maliqit.
Në kushte të tilla punojësit e shërbimit zjarrfikës se bashku me dy mjetet e tyre kanë qenë të detyruar të largohen nga vatrat e mëdha të zjarrit pasi rrezikohej jeta e tyre.
Për momentin janë duke bërë krijimin e korridoreve për mos lejimin e zjarrit për hapjen e zjarreve në sipërfaqet e tjera me pishe dhe ah, por kërkohet ndihma edhe nga shërbimet e tjera zjarrfikëse të qarkut të Korçës e mbi të gjitha ndërhyrja nga ajri
Terreni i thyer malor dhe mungesa e rrugëve nuk lejon punojësit e shërbimit zjarrfikës se bashku me mjete të shkojnë aty ku vatrat janë më aktive.
Burime zyrtare pranë bashkisë së Maliqit bëjnë me dije se është bërë kërkesë pranë emergjencave civile për dërgimin e helikopterëve për shuarjen e flakëve. /Vizionplus.tv/