Një vatër e re zjarri është përhapur në Lezhë, në zonën turistike të Shëngjinit.
Aktualisht vatra e zjarrit po merr përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë. Për këtë arsye është kërkuar një ndërhyrje e kordinuar nga të gjitha institucionet për të vënë nën kontroll flakët.
Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes. /vizionplus.tv