VIDEO/ Zjarre masive në zonën e mbrojtur të Shkopetit, rrezikohen banesa, kërkohet ndërhyrje nga ajri

2 months ago 27
Reklamë

Nga Dritan Kurti

Disa vatra zjarri janë shfaqur në ekonominë pyjore të Ulzës. Flakët kanë përfshirë pyjet me dushqe të fshatit Madhesh, ndërsa flakë ka edhe në fshatin Kokërdhok. Për shkak të erës së fortë dhe temperaturave shumë të larta që shkojnë në 40.5 gradë celsius, zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe duke e bërë të pamundur fikjen nga toka.

Aktualisht janë angazhuar gjithë ekipi zjarrfikës i Bashkisë së Matit, specialistët e Shërbimit Pyjor, banorë të zonës si dhe specialistët e zonave të mbrojtura. Për shkak të terrenit, mjeti zjarrfikës e ka të pamundur të marrë pjesë në misionin e fikjes së zjarrit.

Në zonën e përfshirë nga flakët ndodhen disa banesa drejt së cilave është nisur zjarri. Po ashtu në zonë ndodhen edhe disa stane me bagëti që rrezikojnë të digjen.

Duke u nisur nga kushtet e vështira kërkohet ndihmë emergjente nga ajri, duke shfrytëzuar edhe liqenin e Shkopetit i cili ndodhet vetëm 300 metra larg vatrës së zjarrit.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article