Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e së premtes në lagjen “Ndoc Mazi” në qytetin e Shkodrës. Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata bën me dije se si pasojë e zjarrit janë djegur 5 banesa si dhe tregui i sendeve të përdorura.
Aktualisht po vijon lufta me flakët, ku në vendngjarja ka forca të shumta zjarrfikëse. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila po bën evakuimin e banorëve.
Lexo edhe :
Related Posts
“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.
Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.
Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet ne reagim./vizionplus.tv/