Një shqiptar është arrestuar në Igumenicë të Greqisë, si pasojë e vjedhjeve të motoçikletave.
Sipas mediave të huaja, shqiptari që prej muajt shkurt kishte kryer gjashtë vjedhje të motoçikletave si dhe një vjedhje e mbetur në tentativë.
Shqiptari është arrestuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, pasi ishte i shpallur në kërkim.
Mediat e huaja bëjnë me dije se i arrestuari ka hyrë ilegalisht në vend përmes kufirit greko-shqiptar dhe më pas ka hequr motoçikletat me një çelës “passpart” , i cili iu gjet dhe u sekuestrua.
Shqiptari i arrestuar do të dërgohet në Prokurorinë e Thesprotisë. /vizionplus.tv