Të grupuara sipas klasave, prindër e nxënës paraqiten në ambientet e shkollave për të tërhequr librat falas.
RTSH ndoqi këtë proces nga afër në shkollën 9-vjeçarë ’’At Zef Plllumi’’ në kryeqytet ku stafi pedagogjik është në dispozicon nga ora 9 e mëngjesit deri në mesditë. Për prindërit marrja e librave falas është një ndihmë për lehtësimin e barrës financiare në nisje të vitit të ri shkollor.
Për shpërndarjen pa probleme dhe fluks te shtuar sipas drejtoreshës së shkollës Anila Barxho është afishuar një grafik se kur prindër dhe nxënës duhet të paraqiten për të marr tekstet shkollore.
“Në mënyrë që mos kemi mbingarkesë, grafiku parashikon dy paralele në ditë. Është caktuar mjedisi dhe orari që do të bëhet shpërndarja e teksteve”, tha Barxho.
Në gjithë Shqipërinë janë rreth 238 mijë nxënës që do të përfitojnë librat falas, si dhe për 12,500 nxënës të gjimnazeve të cilët janë pjesë e kategorive sociale me mbështetje ekonomike, pa mbështetje prindërore, fëmijë me aftësi të veçanta dhe ata nga komuniteti rom dhe egjiptian.