Edhe në shtator euro vijon të humbasë pikë duke u tregtuar në pikat e këmbimit valutor në nivelet më të ulëta ndonjëherë. Sipas të dhënave nga kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë monedha europiane po këmbehet për 99.76 lekë.
Në blerje kjo valutë po këmbehet edhe në nivele më të ulëta për 99.36 lekë, ndërsa në shtije për 100.09 lekë.
Krahasuar me fillim shtatorin 2023 euro është zhvlerësuar pothuajse me 9 pikë përqindje.
Në pragun e vijës së kuqe ndodhen dhe monedhat e tjera si dollari amerikan apo dhe paundi britanik të cilët janë zhvlerësuar edhe më tej në 24 orët e fundit kundrejt lekut shqiptar.