Vijon telenovela në Apel, Salianji nuk paraqitet sërish në gjyq, shtyhet seanca për të dhjetën herë

3 months ago 21
Reklamë

Është shtyrë për të disatën herë seanca në Apel për deputetin e PD-së Ervin Salianji për çështjen “Babale”.

ABC News mëson se Salianji nuk është paraqitur në seancë, ndërsa avokati i tij Ledio Braho ka dorëzuar kërkesë për shtyrje të seancës në gjykatë. Seanca e radhës do të mbahet më 28 qershor, në orën 10:00, me avokate Gëzime Buci.

Braho ka dorëzuar një raport mjekësor dhe nuk është paraqitur për arsye shëndetësore. Ndërkohë Prokurori ka deklaruar se “Seanca nuk mund të zhvillohet. Mungesa e avokatit është e justifikuar ligjërisht dhe kërkojmë shtyrjen për një date tjetër.”

Kjo kërkesë është kundërshtuar nga avokati i Geron Xhafës, Ardian Visha, i cili tha se “Mungesa është e qëllimshme, raporti merret lehtësisht, duhet t’i jepet fund kësaj situate edhe nga ana e gjykatës.”

Pas vendimit të marrë gjykata u shpreh se “Në lidhje me mungesën e avokatit të Salianjit është e arsyeshme. Gjykata vlerëson që duhet të njoftojë Salianjin që avokati i tij Ledio Braho ka probleme shëndetësore dhe Salianji duhet të marrë masa që të ketë edhe një avokat tjetër. Gjithashtu gjykata cakton edhe avokatë kryesisht që të mos zvarritet procesi.”

Seanca është parashikuar të mbahet në orën 10:30. Është parashikuar të zhvillohet vetëm me një seancë. Edhe ditën e sotme seanca do të zhvillohet në lidhje me hetimet, akuzat ndaj Salianjit në lidhje me dosjen e njohur si ‘Babale’. Ai akuzohet për kallëzim të rremë. Prej kohësh është shtyrë seanca, herë nga gjykata dhe herë nga avokatët e Ervin Salianjit. Nëse seanca zhvillohet sot dhe Apeli lë në fuqi dënimin, Salianji dënohet me burg, por mbetet për t’u parë. Do të shohim nëse do të kemi vendim nga Gjykata e Apelit”, raportoi gazetari.

Kujtojmë se Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik. Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.

/a.r

Read Entire Article