Vinin baste për Europianin, arrestohen tre persona, në kërkim 37-vjeçari

2 months ago 27
Reklamë

Policia e Gramshit ka vënë në pranga tre persona, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër pasi vinin baste sportive me celularë.

Blutë e Gramshit kanë kryer kontrolle në dy lokale në lagjen “Sporti”, dhe kanë konstatuar se viheshin baste sportive në kundërshtim me ligjin.

Tre persona u arrestuar, katër u proceduan penalisht në gjendje të lirë dhe një tjetër u shpall në kërkim. Policia ka sekuestruar 6 celularë në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Gramsh, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, ka konstatuar se në 2 lokale në lagjen “Sporti”, viheshin baste sportive, me celularë, në kundërshtim me ligjin:

 Në përfundim të veprimeve procedurale për 2 rastet:

-u arrestuan shtetasit M. V., 27 vjeç dhe V. M., pasi u konstatua se në lokalin e marrë me qira nga 27-vjeçari, vinin baste sportive, me celularë;

-u arrestua shtetasi A. F., 20 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 37 vjeç, pasi në lokalin e 37-vjeçarit, u kap shtetasi A. F. duke vënë baste sportive, me celular. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. K.;

-u proceduan në gjendje të lirë shtetasit E. G., 37 vjeç, E. G., 40 vjeç dhe H. Z., për moskallëzim të këtyre 2 rasteve dhe shtetasi S. B., 40 vjeç, për deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore, për rastin e dytë të goditur nga Policia”, thuhet në njoftim.

/a.r

Read Entire Article