Vinte “gjoba” përmes portalit, jepet masa për Kushtrim Selimin, i bllokohet pasaporta

4 months ago 29

Ish-zyrtari i AMP është paraqitur në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë vendosur nga Gjykata ndaj tij.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se ndaj tij fillimisht nuk ishte caktuar masë sigurie, por pas provave, prokurori ka kërkuar masë detyrim paraqitje dhe bllokim të pasaportës për të dalë jashtë shtetit.

Lexo edhe :

Related Posts

Kushtrim Selimi, ish-zyrtari i AMP akuzohet se përmes një portali tentonte të vendoste gjoba përmes shkrimeve të rremë dhe denigruese ndaj zyrtarëve të lartë të policisë dhe biznesmenë të ndryshëm.

Në këtë skemë ishte përfshirë edhe kolegia e tij Rexhina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga.

Ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi, i akuzuar për gjobëvënie ndaj zyrtarëve të lartë të policisë dhe biznesmenëve të ndryshëm, u vetëdorëzua në polici më 28 qershor.

Selimi ishte i shoqëruar nga avokati i tij.

Më herët policia ‘goditi’ portalin shqipnews.info, portal që menaxhohej nga Kushtrim Selimi, vartësja e tij Regina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga. Në këtë portal shkruheshin artikuj denigrues dhe shifje për zyrtarë të lartë të policisë.

Pas arrestimit, Omeri dhe Hasanaga dëshmuan se Selimi kishte inate dhe mllefe me personat që shkruante për ta në portal. Hetuesit e Krimit Kibernetik kanë dyshime se lajmet i bënte për të vendosur gjoba ose për të përfituar poste drejtuese përmes shantazheve.

Shefi i Sektorit në AMP, Kushtrim Selimi përmes portalit që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë.

Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.

Në celularët e të arrestuarve u gjetën dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për ti vendosur gjoba. Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime./vizionplus.tv/

Read Entire Article