Në mungesë të fuqisë punëtore vendase, bizneset punësuan të huaj dhe kjo tashmë faktohet edhe nga shifrat e Institutit të Statistikave.
Gjatë vitit të kaluar, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri u rrit me 18.2%, krahasuar me vitin 2022, të ardhur më së shumti nga Kosova, Italia dhe Turqia.
Referuar statistikave, arsyeja kryesore pse të huajt kanë marrë leje qëndrimi në Shqipëri është punësimi, pasuar edhe nga arsyeja për bashkim familjar, për qëllime humanitare si edhe për arsye studimi.
Shtetasit indianë, amerikanë, janë ata që kanë ardhur në Shqipëri vetëm për qëllim punësimi.
Turqit dhe italianët nga ana tjetër, veç gjetjes së një vendi pune, një pjesë e tyre kanë marrë leje qëndrimi në vendin tonë edhe për bashkim familjar dhe për të ndjekur universitetin.
Sipas INSTAt, të huajt në Shqipëri dominohen nga meshkujt dhe i përkasin kryesisht grupmoshës 30-39 vjeç./vizionplus.tv