Vlerësimi i Josës: Italia është…Italia. Mos shikoni ndeshjet miqësore, Shqipëria dinjitoze

3 months ago 8
Reklamë

Emisioni “Euro 24” në News 24 do të jetë në shtëpitë e të gjitha shqiptarëve çdo ditë, deri në fund të Europianit. Trajneri i njohur, Mirel Josa, në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, foli për grupin e Shqipërisë, aty ku ka rival si Spanja, Kroacia e Italia.

Ndeshja e parë me Italinë- Itali është Italia. Do të jetë ndeshje shumë e luftuar. Të gjitha skuadrat kanë bërë progres, ose regres. Ne do i marrim ndeshjet një nga një. Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme.

Pamë Italinë me Turqinë dhe nuk luajtën mirë. Nuk mund të bëhen krahasime. Shqipëria ka luajtur të gjitha ndeshjet me dinjitet. Varet shumë situata e ekipeve kundërshtare dhe situata jonë.

Nuk mendoj se Azerbajxhani i përgjigjet nivelit të Italisë. Italia ka tjetër fytyrë, italianët luajnë në mënyrë të zgjuar. Varet si do vendosen në fushë, formacioni jonë është i qartë” – tha ai./m.j

Read Entire Article