Vlorë, arkeologët zbulojnë skulpturën antike në Parkun Arkeologjik Amantia

2 hours ago 18

Gjatë inspektimeve në Parkun Arkeologjik Amantia, punonjësit e D.R.T.K – Vlorë identifikuan praninë e një skulpture antike në akropolin antik, e cila ishte e ekspozuar pjesërisht në sipërfaqe.

Specialistët  kryen gërmimin arkeologjik për zbulimin e skulpturës, si dhe transportin e saj pranë ambienteve të D.R.T.K – Vlorë, për të siguruar mbrojtjen e saj, pasi skulptura ishte e ekspozuar ndaj faktorëve natyrorë, si dhe dëmtimeve të mundshme nga aktet vandale.

Edhe pse skulptura antike nuk ruhej e plotë, nga ajo ruheshin një pjesë e konsiderueshme e elementëve.

Specialistët e D.R.T.K-Vlorë, realizuan ndërhyrjet e para për pastrimin e saj me teknika profesionale.

Tashmë, po përgatitet kartela e objektit për regjistrimin pranë Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore./vizionplus.tv

Read Entire Article