Policia greke ka zbardhur një vjedhje të ndodhur në orët e para të 30 gushtit në një dyqan mallrash në Tigaki, Kos.
Autorët arritën të merrnin 41 650 euro.
Pas hetimeve dhe këqyrjes së pamjeve filmike u identifikuan dy shqiptarë, 52 dhe 37 vjeç të cilët kanë thyer derën e dyqanit, kanë rrëmbyer paratë dhe janë larguar.
Sipas protothema.gr, autorët kishin hequr një kamera sigurie, por nuk e dinin se kishte dhe një të dytë.
Të premten policia ka kontrolluar shtëpinë e 52-vjeçarit në Aspropyrgos, ku ka konfiskuar motorin që ai përdori në Kos.
Ndërsa 37-vjeçari u arrestua pasi u konstatua se kishte hyrë në Shqipëri duke shkelur një urdhër ndalimi të lëshuar nga autoritetet greke. Ndaj tij rëndonte një tjetër akuzë për vjedhje./vizionplus.tv