Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, Prokuroria njofton akuzat për Altin Kukajn dhe bashkëpunëtorët!

2 days ago 29
Reklamë

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet për vrasjen e dy vëllezërve në Roskovec, Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, nga autori Altin Kukaj, si dhe ka njoftuar zyrtarisht akuzat për këtë të fundit dhe bashkëpunëtorët e tij në krim.

Altin Kukaj dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Evis Kukaj, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim,“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Emarjus Kuka dyshohet për kryerjen e veprës penale“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Tomor Zykaj dyshohet për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal;

Shtetasi Y.K dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

I mituri në konflikt me ligjin E.H, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”.

Për shtetasit Y.K. dhe të miturin në konflikt me ligjin E.H, për shkak të moshës së tyre, vazhdon hetimi në gjendje të lirë, për veprat penale. Gjithashtu, po kryhen hetime të mëtejshme për të vënë para përgjegjësisë penale shtetas të tjerë të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Kujtojmë se Altin Kukaj 49 vjeç, Ervis Kukaj, 21 vjeç dhe Emauris Kukaj 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), dhe Tomor Zyka, janë lënë në burg.

Ngjarja tronditëse ndodhi mesditën e së martës (10 Shtator) në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Shkaku i vrasjes dyshohet se djali i autorit ka pasur një zënkë me dy viktimat. Në momentin e që ka ndodhur ngjarja, dy viktimat kanë qenë në një lokal të vogël në qendër të fshatit që e kanë pronë të tyre.

Read Entire Article